Eranda Libohova është këngëtarja e viteve ‘80, e cila nuk pati nevojë as edhe për një sekondë që të rrinte nën hijen e të motrës, Irmës.
Një zë shumë i mirë, një këngëtare e dashur nga të gjithë, Eranda është këngëtarja që di të këndojë çfarë të duash ti dhe di të japë maksimumin në skenë.
Por edhe në pamjen e jashtme Eranda gjithnjë ka qenë super e kuruar dhe sot, edhe pse është afër të 50-ve, ajo vijon të jetë një vajzë e rë në pamje. Fotot e 10 viteve më parë që përcjell sot “Panorama”, dhe ato të sotmet nuk bëjnë asnjë ndryshim./ Panorama