Para pak javësh mediat rozë zbuluan se Genta Ismajli kishte nisur një lidhje me një biznesmen turk të quajtur Husen. “Prive” siguroi disa foto e video të ndryshme të çiftit, ku në disa prej tyre ata shfaqeshin duke shkëmbyer puthje së bashku.
Genta nuk reagoi pas këtyre lajmeve, por ditën e sotme ka konfirmuar se një turk i ka rrëmbyer zemrën. Këngëtarja shqiptare ka treguar se partneri i saj e ka surprizuar në mënyrën më të bukur dhe ajo është emocionuar pafund. Në urën e Bosforit ai ka shkruar “Të dua Genta” në turqisht dhe këngëtarja nuk ka mundur ta mbajë të fshehtë këtë surprizë kaq të veçantë. “Ura e Bosforit e ndezur me fjalë dashurie. Mirënjohëse. Surpriza më e mirë nga burri më i mirë. Të dua”, ka shkruar Genta përkrah fotove të urës.
Mesa duket këngëtarja po jeton momentet më të lumtura në jetë dhe siç lë të kuptohet ajo është gati që të tregojë diçka më tepër për lidhjen edhe për ndjekësit e saj. /revistawho.com