Ditën e sotme stilistja e njohur Victoria Beckham ka festuar ditëlindjen e saj të 44-të e rrethuar nga fëmijët dhe bashkëshorti i saj. Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe surprizat nga familja. David Beckham për të bërë urimin në ‘Instagram’ ka zgjedhur një foto të portretit familjar dhe në të shkruan: ‘Shumë urime për këtë zonjushë. Mami e mrekullueshme”.
Ndërsa fëmijët e kanë surprizuar me një befasi në shtëpinë e tyre duke i bërë tortën me fruta që ajo dëshiron më shumë. Për të gjitha këto Victoria ka bërë një postim në ‘Instagram’ në shenjë falënderimi.
“Të dua shumë David Beckham. Faleminderit që e bërë ditëlindjen time kaq speciale. Dita më e bukur”,- ka shkruar ajo krahas fotos. /revistawho.com











