Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë një nga dyshet më të pëlqyera të ekranit shqiptar, kjo dhe për shkak të miqësisë së tyre të gjatë e cila i ka rezistuar kohës. Vajzat kalojnë shumë kohë pranë njëra-tjetrës, ndërsa së fundmi Xhemi ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se si është një mëngjes në shtëpinë e mikes së saj. Natyra e gjelbërt duket se rrethon të gjithë ambientin dhe të dhuron një qetësi totale.
“Mëngjesi të shtëpia e Panës”, ka shkruar moderatorja krah fotos së publikuar në ‘Instastory’, ku duket se po shijon një pije. Nga pamja e publikuar duket se Arbana ka zgjedhur një stil arredimi mjaft të veçantë në ngjyrat e tokës, i cili përputhet më së miri me pamjen që të serviret.
Mesa duket mëngjeset në shtëpinë e Osmanit duhet të jenë nga ato më të bukurat dhe këtë e provon dhe fotoja e Xhemit./revistawho.com