Fatjoni dhe Matilda, çifti i njohur nga ‘Big Brother 7’ u bënë prindër të vogëlushes Evelyn, dy ditë më parë. Sot bebja e tyre ka dalë nga materniteti dhe prindërit kanë fotografuar momentin kur Evelyn ka hyrë për herë të parë në shtëpinë e saj. Këtë moment të veçantë nuk kanë hezituar ta ndajnë me të gjithë. “Një banore e re në shtëpinë tonë”-shkruan Fatjoni krahas fotos së vajzës, duke zbuluar kështu dhe një pjesë të shtëpisë së tyre të arreduar me shumë shije.