Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Brenda vilës luksoze të çiftit të njohur të këngëtarëve shqiptarë (FOTOT)

30/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Brenda vilës luksoze të çiftit të njohur të këngëtarëve shqiptarë (FOTOT)

Bashkë në skenë dhe në jetë prej më shumë se 20-vjetësh, Mihrie Braha dhe Naim Abazi janë ҫifti që shumëkush i shikon me admirim. Modeli i tyre ka qenë përherë frymëzues për shumë të rinj jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale.  





Nëse nisin të flasin për fillimet, historinë e tyre të dashurisë, Mihria dhe Naimi kanë shumë për të treguar. Vitet ua kanë shtuar dashurinë për njëri-tjetrin, por edhe përkushtimi në të njëjtin profesion i ka mbajtur kurdoherë pranë vetes. Energjinë, humorin dhe sportivitetin që i karakterizon e kanë treguar edhe sot në studion e Rudinës në Tv Klan, nga ku kanë rrëfyer disa prej ngjarjeve më të bukura në vite, interesin e madh të publikut, si dhe më shumë detaje nga jeta private.


Për këtë të fundit, dy këngëtarët e njohur kanë preferuar të jenë gjithmonë të hapur duke ndarë me publikun ҫdo gjë: “Duhet folur për jetën private. Një personazh publik prezantohet vet se ҫfarë do të bëjë. Ka nga ata që kanë qenë të hapur, ka të tjerë që janë më të rezervuar dhe si rrjedhojë më të sulmuar. Bota e portaleve dhe rrjeteve sociale është shumë e përhapur. Ne kemi zgjedhur modelin të jemi të hapur me publikun, edhe sepse vijmë nga bota e gazetarisë…” – tregon Naimi.

Ndërkohë, edhe Mihria mbështet të njëjtin mendim duke kujtuar edhe shakanë publike të një viti më parë, kur, në bashkëpunim me gazetarët, tha se ajo dhe Naimi janë ndarë… “Më besoni, aty kam kuptuar se sa shumë njerëz duan të dine më shumë për jetën tone private.”

E brenda kësaj marrëdhënieje të hapur me publikun, Mihria dhe Naimi kanë zbuluar sot edhe një pjesë tjetër private nga shtëpia e tyre – shtëpitë e tyre – njëra në Prishtinë e tjetra, 28 km larg saj, në një fshat të vogël, por të pakrahasueshëm me asgjë për ajrin e pastër e qetësinë që të fal.

Këto foto brenda janë nga shtëpia në Prishtinë e ҫiftit, e cila, siҫ duket, është dekoruar sipas shijeve të Mihries, meqenëse ajo është e dashuruar me ngjyrat: “Meqenëse në Prishtinë nuk kemi mundësi të shohim gjelbërim, kam vendosur që shtëpinë ta kem me ngjyra të freskëta, pranverore, që të më japë idenë se jam më afër natyrës…” – tregon këngëtarja.

Ndërsa vila në fshat… ah, atje është ajër tjetër, qetësi absolute dhe frymëmarrje. Siҫ tregon këngëtarja, atje kalon kohë kur është e lirë, madje kujdeset për kopshtin, lulet e panumërta që ka mbjellë dhe pemët. I pëlqen t’ia bëjë shtëpisë të gjithë shërbimet, sepse është vendi që e largon shumë nga zhurma dhe i fal shumë qetësi. Naimi, nga ana tjetër, ka një jetë më dinamike. Ai shkon më rrallë në fshat dhe më shpesh me miq, sepse nuk i shijon aq shumë sa bashkëshortes qetësia. Por edhe sepse ka disa angazhime në televizion të cilat nuk mund t’i lërë mënjanë: “Shkojmë kur kemi mundësi dhe kur kemi kohë… “ – thotë ai.

Mihria dhe Naimi, por edhe djali i tyre 22-vjeҫar Plator, ndajnë shpesh edhe në rrjetet sociale momente nga jeta e tyre dhe gjithmonë komplimentet më të shumta i merr Mihria… kjo është e dukshme apo jo?/RevistaClass

Tags: mihrie brahaNaim Abazi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Next Post
“Ylberi i fshehur”, tendenca më e re e flokëve, ja kush është e vetmja shqiptare që guxoi (FOTO)

"Ylberi i fshehur", tendenca më e re e flokëve, ja kush është e vetmja shqiptare që guxoi (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera