Britney Spears dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari janë ndarë pas një viti martesë. Burime pranë këngëtares kanë treguar se Asghari ka bërë kërkesë për divorc. Ai është larguar nga shtëpia e përbashkët e çiftit dhe aktualisht po jeton në shtëpinë e tij.
“Ata janë të ndarë dhe kjo është më e mira për Britney,” tha një burim për NBC Neës.
Spears, 41 vjeç dhe Asghari, 29 vjeç, u martuan në një ceremoni në shtëpinë e këngëtares amerikane në Los Anxhelos në qershor 2022.








