• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Britney Spears: ‘Fëmijët më quajnë idjote’

Së fundmi Britney Spears ka folur shumë për dy djemtë e saj dhe sesa shumë ajo i druhet fazës së adoleshencës në të cilin ata do tëe kalojnë. Në intervista të ndryshme ajo ka treguar se në moshën e post adoleshences ajo ka kaluar periudhën më të vështirë të jetës së saj dhe Britney është e frikësuar se kjo gjë mund tu ndodhë edhe fëmijeve të saj, ose me sakte ka nisur të ndodhë. Këngëtarja 34-vjeçare ka pohuar për “Daily Mail” se djali i saj i madh 11-vjeçar mendon se ajo është një idiote dhe nuk merr vesh nga asgjë. Momntalisht ai nuk pranon afeksion dhe përdor fjalë vërtetë të vrazhda me mamanë e tij dhe duket se ëndrra më e tmerrshme e Spears ka filluar të bëhet reale dhe këtë gjë fatkeqësisht ajo nuk e shmang dot.