Dueti Mahmood & Blanco u kurorëzuan si fituesit e festivalit italian “Sanremo 2022” me këngën “Brividi”.
Ata mposhtën Elisa dhe Gianni Morandi në Superfinale.
Sanremo 2022 përfundoi pas pesë netësh plot muzikë, akte speciale dhe të ftuar të shquar.
Në finalen e 5 shkurtit, të njëzet e pesë artistët pjesëmarrës performuan këngët e tyre për herë të fundit.
Rezultati i mbrëmjes u vendos fillimisht nga publiku ku u përcaktuan tre superfinalistët.
Kjo, pasi u grumbulluan votat e publikut së bashku me renditjen provizore mesatare të netëve të mëparshme.
Kënga “Brividi” është shkruar nga Alessandro Mahmoud, Michele Zocca dhe Riccardo Fabbriconi./revistawho.com







