Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, plane për t’u bërë prindër në mes të një krize familjare 09/02/2026
DUA nga “Cohl’s”, një dhuratë që vishet! 09/02/2026
“I drejti fiton gjithmonë”, marrëdhënia Selin -Gimbo reagojnë motrat e Dj-it! 09/02/2026
Kim Kardashian & Hamilton bashkë në Super Bowl, zyrtarisht në lidhje? 09/02/2026
“Unë jam prifti”, Luizi thur planin për “dasmën” Juela – Stenaldo 09/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, plane për t’u bërë prindër në mes të një krize familjare

09/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, plane për t’u bërë prindër në mes të një krize familjare

Ka vendime që nuk merren për të rënë në sy, por për t’i dhënë kuptim së ardhmes. Dhe pikërisht kështu po lexohet sot afrimi i radhës mes Brooklyn Beckham dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, të cilët, sipas raportimeve të mediave britanike dhe amerikane, po diskutojnë seriozisht mundësinë për t’u bërë prindër përmes adoptimit.





 

Lajmi vjen në një moment delikat për familjen Beckham, teksa tensionet mes Brooklyn dhe prindërve të tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, përshkruhen si më të ftohta se kurrë. Burime pranë çiftit flasin për “biseda të thelluara” dhe për një dakordësi të plotë mes Brooklyn dhe Nicola-s për vizionin e tyre familjar, një vizion që shkon përtej biolojisë dhe lidhet me dëshirën për t’i dhënë një fëmije një shtëpi dhe një jetë të re.


 

Sipas raportimeve të The Sun dhe jehonës që morën më pas në New York Post, çifti nuk e sheh adoptimin si një zgjidhje të përkohshme apo simbolike, por si një vendim të ndërgjegjshëm dhe afatgjatë. Burimet theksojnë se shtatzënia biologjike nuk konsiderohet prioritet absolut në këtë fazë, edhe për shkak të angazhimeve profesionale të Nicola Peltz, e cila është e përfshirë në projekte të reja kinematografike.

 

Ky zhvillim interpretohet nga rrethi i afërt si një lloj “ripërcaktimi identitar” për Brooklyn, i cili prej kohësh ka folur publikisht për ndjesinë e distancës emocionale nga familja e origjinës dhe për dëshirën për të ndërtuar një familje mbi parime të tijat. Në këtë kontekst, ideja e adoptimit shihet edhe si një akt empatie sociale, një zgjedhje që e vendos çiftin në një narrativë më të thellë sesa thjesht ajo e trashëgimtarëve të famës.

 

Nga ana tjetër, David dhe Victoria Beckham thuhet se po e përjetojnë këtë fazë me dhimbje dhe shqetësim, duke shpresuar ende për një rikthim të dialogut dhe për një afrimi familjar. Miq të familjes pranojnë se ideja për t’u bërë gjyshër përmes një rruge kaq të ndërlikuar emocionale nuk është e lehtë për t’u përtypur, por gjithsesi, dëshira për të mos humbur lidhjen me djalin e tyre mbetet e fortë.

 

Megjithatë, kjo histori nuk po shkruhet si një konflikt klasik i showbiz-it, por si një kapitull i ndërlikuar i rritjes personale. Një çift i ri, me mbiemra të rëndë dhe pritshmëri globale, që zgjedh të flasë për familjen jo përmes deklaratave, por përmes vendimeve. Pikërisht për këtë arsye, planet e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz për t’u bërë prindër po lexohen sot si një hap i qetë, por thellësisht domethënës, në mes të një stuhie familjare që ende nuk ka gjetur paqe.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

DUA nga “Cohl’s”,  një dhuratë që vishet!
Breaking News

DUA nga “Cohl’s”, një dhuratë që vishet!

09/02/2026
“I drejti fiton gjithmonë”, marrëdhënia Selin -Gimbo reagojnë motrat e Dj-it!
Breaking News

“I drejti fiton gjithmonë”, marrëdhënia Selin -Gimbo reagojnë motrat e Dj-it!

09/02/2026
Kim Kardashian & Hamilton bashkë në Super Bowl, zyrtarisht në lidhje?
Breaking News

Kim Kardashian & Hamilton bashkë në Super Bowl, zyrtarisht në lidhje?

09/02/2026
“Unë jam prifti”, Luizi thur planin për “dasmën” Juela – Stenaldo
Breaking News

“Unë jam prifti”, Luizi thur planin për “dasmën” Juela – Stenaldo

09/02/2026
Meghan rikthen shkëlqimin klasik, glamour i matur dhe një gala me mesazh
Breaking News

Meghan rikthen shkëlqimin klasik, glamour i matur dhe një gala me mesazh

09/02/2026
Bad Banny shkruan historinë në “ Super Bowl”, për herë të parë performancë vetëm në spanjisht!
Breaking News

Bad Banny shkruan historinë në “ Super Bowl”, për herë të parë performancë vetëm në spanjisht!

09/02/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera