Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Brusko”, telenovela greke që do të na trondisë të gjithëve

29/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Brusko”, telenovela greke që do të na trondisë të gjithëve

Jemi mësuar tashmë me emra të ndryshëm personazhesh telenovelash, që na bëhen si njerëzit e shtëpisë, aq shumë sa i dëgjojmë e ua njohim historitë e jetëve të tyre. Por nëse deri tani ua kemi hapur dyert meksikaneve, brazialinëve, indianëve e sidomos turkqve, tashmë ka ardhur momenti të pranojmë në shtëpi edhe grekët, Melisën e bukur dhe dy meshkujt e jetës së saj Akilin e Sifisin. Rreth këtij trekëndëshi të rrezikshëm e pothuajse fataj ndodh gjithcka e bukur por dhe e frikshme.





Po flasim për telenovelën “Brusko” që do të nisë këtë të hënë, me datë 2 tetor, ora 20.00 në In Tv. Duke ju referuar të dhënave në internet që thonë se është telenovela më e sukseshme për momentin në Greqi dhe e shitur në 40 vende të botës, jo vetëm në Evropë, në Ukrainë, Estoni, Slloveni por edhe në kufijtë e përtejmë, në Lindjen e Mesme, në Azi, në Amerikën Latine, Izrael, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Argjentinë, Kolumbi, Peru, Meksikë, Venezuelë, Panama, Kili…nuk ka gjasa që “Brusko” të mos përthithet dhe nga Shqiptarët.

Eshtë një telenovelë që sjell pasione e intriga të mëdha, hakmarrje, mistere që të zhysin në udhë pafund.


Por cila është linja kryesore e kësaj telenovele që po bën namin nëpër botë? Dy të rinj, Melisa dhe Akili, ndërsa mblidhen me miqtë e tyrë në festat përkatëse të beqarisë, një ditë para ditës së dasmave, njihen e dashurohen marrëzisht me njëri- tjetrin

Pikërisht ajo do të ishte nata që do t’ua shembte që të dyve, dashuritë që kishin besuar se i kishin deri në atë moment.

Ndoqën megjithatë fatet që i prisnin. Ajo u martua. U martua edhe ai. Jeta e tyre nisi të rridhte në rutinën e mërzitshme, derisa një ditë, një tjetër çast fatal i puqi sërish, si për ta vulosur për fare në ishte bekimin apo mallkim e gjithë ajo dashuri!? A do të prishen martesat? A do të përmbysen fatet nga tradhtitë?

Kjo është një prej dilemave, një prej dramave që kërkon zgjidhje në telenovelën më të suksesshme, të viteve të fundit, prodhuar në Greqi, në 2013-ën, me autorësi të Vana Dimitriou.

Sekreti i Melinës dhe Arqilesë është vetëm maja e ajsbergut. Konfliktet janë shumë më të thella e më të hershme mes familjeve të dy burrave të jetës së saj.

Misteri është gati për t’u zbuluar edhe në Shqipëri, përmes ekranit të In TV, çdo ditë, nga e hëna në të premte, në orën 20.00./ revistawho.com

https://revistawho.com/wp-content/uploads/2017/09/video-1506594045-1.mp4
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Next Post
FOTOT/ Kokteile deri në mesnatë e më pas torta, ja si e priti mbrëmë ditëlindjen vajza e Majlinda Bregut

FOTOT/ Kokteile deri në mesnatë e më pas torta, ja si e priti mbrëmë ditëlindjen vajza e Majlinda Bregut








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera