Albana Ferhati, aktorja e spektaklit “Portokalli” festoi mbrëmjen e të enjtes ditëlindjen e rrethuar me familjarë, miq e kolegë. Të ftuar ishin shumë personazhe të njohur shqiptarë, ndërsa këndonin vëllëzërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti. Por surpriza e vërtetë e mbrëmjes ishte ardhja e gjyshes së aktores nga Gjermania, dajat, tezja e kushurinjtë të ardhur nga Italia, Greqia e Anglia. “Faleminderit Zot për gjithçka kam. Faleminderit të gjithëve për një nga momentet më të bukura të jetës time. Në fund të fundit asgjë s’ka kuptim nëse nuk bëhet me dashuri. Jeni vetë motivi i jetës time. Krenaria ime. Buzëqeshja ime. Surprizë nga familja ime, mbretëresha ime (gjyshja) dajat, tezja, kushurinjtë e mi. Ardhur te gjithë nga Gjermania, Italia, Greqia, Anglia.) Faleminderit pa fund të gjithëve”, -shkruan aktorja në videon e postuar në Instagram./revistawho.com