E çuditshme, por e vërtetë! Për të gjitha ju vajza, që keni dilema mbi ngjyrën e buzëkuqit që ju shkon më shumë, mos u lodhni më! Shenjat e horoskopit ua bëjnë më të lehtë zgjedhjen, duke ju sjellë ngjyrat që ju shkojnë më shumë.
Dashi (20 mars-20 prill)
Të lindurit nën shenjën e Dashit janë të prirur për buzëkuqe të ndezura. Edhe pse dashi është shenjë e rrezikshme dhe sexy, nuk i shkon shumë e kuqja klasike. Ju të shenjës së Dashit pëlqeni të jeni të paparashikueshëm, shokues dhe sy pa trembur. Ja pse ju duhet një buzëkuq ngjyrë pink i ndezur i cili është po aq i egër sa vetë ju.
Demi (20 prill-21 maj)
Kjo shenjë është shumë sensuale, e ndjeshme dhe sexy. Të lindurit nën shenjën e Demit pëlqejnë të duken të pasur dhe të kamur. I pëlqejnë gjërat e shtrenjta dhe elegante. Ja pse kësaj shenje i duhet një buzëkuq në ngjyrë vishnje. Është klas, i errët, kokëfortë si vetë Demat, seksual dhe i sofistikuar.
Binjakët (21 maj-21 qershor)
Të lindurve nën shenjën e Binjakëve do i shkonte më shumë një ngjyrë rozë e ndezur pasi nxjerr në pah personalitetin e tyre të gjallë. Binjakët është e vetmja shenjë horoskopi që nuk e vrasin mendjen çfarë thonë të tjerët dhe guxojnë prandaj kjo është ngjyra e përshtatshme për ta. Kjo ngjyrë mund t’i bëjë të duken ironik, ose Barbie. Gjithashtu jeni e vetmja shenjë e zodiakut që ju shkon buzëkuqi me xixa.
Gaforrja (21 qershor-23 korrik)
Oh sa të ëmbël, sensitiv, emocional janë të lindurit nën shenjën e Gaforres. Ju Gaforret jeni pasionantë, të bukur, njerëz të përkushtuar. Të mbushur plot me ndjenja të sinqerta. Cila është ngjyra më e thellë, emocionale në univers? E kuqja, sigurisht. E kuqja është romancë, pasion dhe tërbim. Të gjithë ju Gaforre jeni aq të gjallë sa gjaku. Edhe buzët tuaja duhet të jenë në ngjyrën e gjakut. Jo një buzëkuq të kuq me shkëlqim, por mat.
Luani (23 korrik-23 gusht)
Luanët janë shenja më krenare e zodiakut. Të lindurit nën shenjën e Luanit janë gazmor, sexy, të papërmbajtshëm dhe me një buzëqeshje të sinqertë. Nëse je Luani ti je sexy, e mrekullueshme, lozonjare. Ti nuk je sexy egnimatikisht si Demi dhe Akrepi. Ti je vajza që i lë të tjerët të duan më shumë. Ja pse ngjyra e buzëkuqit tënd duhet të jetë në ngjyrë koral, ngjyrë verore. Koral, ngjyrë në nuanca portokalli dhe rozë.
Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Ju të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës jeni shenja që jepni më shumë. Jeni njerëz me shumë imagjinatë dhe me shpirt artistik. Emocional gjithashtu. Ju jeni artistët më të mirë të botës. Ju e ndjeni dhimbjen, bukurinë dhe peshën e botës. Ja pse ju duhet pikërisht një buzëkuq në ngjyrë orkide. Tonet e rozta në ngjyrën orkide përfaqësojnë anën tuaj të butë, ndërsa ngjyra lejla përfaqëson kreativitetin tuaj padyshim të çmendur.
Peshorja (23 shtator-23 tetor)
Të lindurit nën shenjën e Peshores janë njerëz me intuitë dhe me ambicie. Ju nuk jeni njerëz që pëlqeni të dukeni prandaj ju duhet një buzëkuq ngjyrë nude. Lërini sytë të flasin. Ju shkëlqeni vetë kështu që nuk keni nevojë për buzëkuq me ngjyrë të ndezur.
Akrepi (23 tetor-22 nëntor)
Sigurisht, Akrepave i duhet ngjyra më sexy pasi janë edhe shenja më sexy e zodiakut. Ju duhet një buzëkuq i kuq. Jo mat, por me shkëlqim, i plotë, me tone blu. Duket i egër dhe i zjarrtë. Ju keni vetëbesim prandaj kjo ngjyrë është për ju.
Shigjetari (22 nëntor-22 dhjetor)
Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit janë filozofë të bukur. Jeni tepër pozitiv. Ju rrezatoni energji. Të gjithë duan të jenë pranë jush dhe kjo është arsyeja pse ju duhet një buzëkuq me ngjyrë të ngrohtë siç është vishnje në lejla. Kjo ngjyrë është qetësuese, por e zgjuar. Sexy, por e bukur. Pozitive, por misterioze. Si ju!
Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Nëse keni lindur nën shenjën e Bricjapit, jeni të besueshëm, ambiciozë, të organizuar, dukeni gjithmonë mirë dhe keni një elasticitet që të gjithë e admirojnë. Të jeni të sigurtë që buzëkuqi me ngjyrë të zezë do t’ju shkojë shumë pasi është ngjyra e organizimit, ambicies dhe elasticitetit. Pastaj kush i reziston një vajze që nuk ka frikë të vendosë buzëkuq të zi? Asnjë! Mos përdorni makeup tek sytë dhe kapini flokët bisht.
Ujori (20 janar-18 shkurt)
Ngjyra më e përshtatshme për shenjën e Ujorit është bojëqielli. Mos u shqetësoni! Ju jeni modernë. Kjo ngjyrë është e butë dhe e hijshme. Perfekte për të ftohtin e dimrit.
Peshqit (18 shkurt-20 mars)
Të lindurit nën shenjën e Peshqve janë super sexy pa u munduar fare. Ja pse buzët tuaja duhet të duken sexy por edhe jo të bien në sy. Ngjyra e buzëkuqit që ju shkon është ngjyrë jargavani. Është kaq joshëse.