Albinizmi është një sëmundje e trashëgueshme e cila përfshin një grup çrregullimesh, të cilat karakterizohen nga prodhimi i melaninës në sasi të vogla ose mos prodhim i saj. Fotografja e njohur izraelite Yulia Taits ka arritur të realizojë një set fotografik, ku kanë pozuar persona që vuajnë nga abinizmi në shenjë ndërgjegjësimi ndaj paragjykimeve që ata hasin herë pas herë për shkak të sëmundjes së tyre. Projekti i saj titullohet Bukuria e Porcelantë dhe fotot e saj po bëjnë xhiron e botës. / revistawho.com