Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
“Pas 13 vitesh më pyeti si je…”/Rudina Xhunga prek me rrëfimin për të ëmën 12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Bukuria nuk ka nevojë për fjalë…” Pesë aktoret më të bukura që jemi mësuar t’i shohim çdo ditë në serialet turke

24/11/2018
in Breaking News, Lajme, Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
“Bukuria nuk ka nevojë për fjalë…” Pesë aktoret më të bukura që jemi mësuar t’i shohim çdo ditë në serialet turke

Bukuria është një ndër elementët kyç te një individ. Kur bëhet fjalë për personazhet e ekranit është akoma më shumë e rëndësishme. Në fushën e aktrimit është edhe një celës për të hapur dyert. Kemi dëgjuar shpesh aktor/aktore, të cilët nuk kanë mbaruar një shkollë për aktrim, po që kontakti i rastësishëm me regjisorin, ka bërë që të jenë pjesë e filmave më të suksesshëm.
Sot kemi vendosur të flasim për disa nga aktoret më të bukura të kinematografisë turke, të cilat jemi mësuar së fundmi t’i shohim në shumë seriale.





Fahriye Evcen: Ka lindur në 4 qershor 1986, në Gjermani. Në moshën 19 vjeçare, ajo shkoi për pushime në Stamboll dhe aty rastësisht një regjisor e pikasi, ku dhe i erdhi ftesa për në serialin “Never forget”. Më pas ajo u bë pjesë e shumë filmave dhe serialeve të ndryshme, karriera e saj kaloi çdo ditë e më shumë në ngjitje. Fahriye është bërë pjesë e shumë reklamave, të cilat e duan për promovimin e produkteve të tyre, pasi tiparet e aktores janë vërtet të jashtëzakonshme. Së fundmi, Evcen është martuar me aktorin që të gjithë e njohin si Kemal te “Dashuri e pafundme”. Ata bëjnë një dyshe shumë të kompletuar bashkë.


Beren Saat: Aktorja Beren u bë e njohur pas ekzekutimit të shumë roleve, po pikën kulmore të suksesit e arriti me atë Bihterit në “Dashuri e ndaluar”. Aty doli në pah dhe bukuria rrezëllitëse e aktores. Prej shumë viteve, ajo është ndër më të kërkuarat nga regjisorët dhe gjatë vitit të fundit është shpallur në listën e më të paguarave. Sytë e saj bien në sy menjëherë…

Meryem Uzerli: Flokët e kuq dhe sytë blu të aktores bëjnë që ajo të identifikohet menjëherë nga të tjerat. Roli që ia nxorri në pah këtë bukuri mbretërore të Mëryem është ai i Hyrem te “Sullltani i madhërishëm”. Bukuria e saj lidhet dhe me origjinën e dyfishtë që ka, gjysme gjermane dhe gjysmë turke. Kjo ka bërë që mos të jetë si mesdhetaret e tjera. Së fundmi, tiparet e saj të veçanta i ka trashëguar dhe e bija, Lara. Ndoshta një Meryem tjetër po krijohet, sa mirë për të gjithë adhuruesit e filmave turk…

Tuba Buyukustun: Kur flasim për Tuba Buyukustun, nuk ka se si të mos themi frazën tipike me plot habi ”Uaaau, sa e e bukur”. Tuba, dalët e para televizive i ka pasur për reklama të ndryshme si Pantene, Maximum Cart, Kremini dhe Molped. Ku u dallua për ngjyrën e bukur të syve si deti dhe flokët e bukur të zinjë. Pas këtyre reklamave, Tubës i erdhën oferta nga regjisorë të ndryshëm dhe ajo u bë pjesë e serialeve turke. Sot përvëc se ndër aktoret më të bukura të Turqisë, ajo është edhe ndër më të paguarat e momentit, pagesa e saj merr më shumë zero se ç’mund ta imagjinojmë.

Neslihan Atagul: E kush nuk e njeh Nihanin te “Dashuri e pafundme”? Thjeshtësia, ëmbëlsia, origjinaliteti dhe brishtësia e saj ka rënë në sy, duke bërë dallimin nga aktoret e tjera. Neslihan është emri i saj i vërtetë dhe fillimet i ka nisur pikërisht në fushën e modelingut. Më pas i erdhën ofertat për t’u bërë pjesë e shumë serialeve, të cilat rezultojnë ndër më të ndjekuarat. Së fundmi, Neslihan është martuar me aktorin Kadir Doğulu. Dyshja janë kthyer ndër më të adhuruarit nga fansat jo vetëm në Turqi, po kudo në botë.

Tags: aktore te famshmeAktoret me te bukura turkebukuriekranShqiperi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Pas 13 vitesh më pyeti si je…”/Rudina Xhunga prek me rrëfimin për të ëmën
Breaking News

“Pas 13 vitesh më pyeti si je…”/Rudina Xhunga prek me rrëfimin për të ëmën

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 
Breaking News

Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 

11/12/2025
Next Post
10 të vërteta të hidhura, që duhet t’i dini para se të jetë shumë vonë

10 të vërteta të hidhura, që duhet t’i dini para se të jetë shumë vonë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera