Mbrëmë në emsionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare ishte e ftuar edhe e vetmja kandidate femër për drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Oriela Nebiaj, më herët zëdhënse e Partisë Demokratike, ka folur për garën dhe fushatën e deritanishme, për të marrë detyrën e kryetares. Pas përfundimit të emisionit, demokraten bukuroshe e priste një suprizë e këndshme. Dikush kishte dërguar një buqetë lulesh të freskëta në adresë të “Ora News” enkas për të. Ka qenë vetë Ori që e ka ndarë këtë me ndjekësit e saj në “Instagram”, sigurisht duke e lënë mister emrin e dërguesit.