• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Burak dhe Fahriye nën presion, a do të bëhen ata prindër vitin e ardhshëm?

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë ndër çiftet më të përfolur e të dashur jo vetëm për publikun turk, por edhe atë shqiptarë falë serialit “Dashuri e Pafund” dhe “Lovebird Trumcaku” transmetuar përmes ekranit të Tring.
Özçivit arriti të rrëmbente dhe një kupë për “Dashuri e pafund”, si “Seriali më i mirë” në Emmy Awards, në ceremoninë e mbajtur në Neë York, e ndonëse për çiftin ka qenë një vit i suksesshëm ata që nuk duken edhe aq të kënaqur janë fansat, të cilët vazhdimisht i kërkojnë çiftit të thonë se kur do të bëhen me fëmijë.
Këtë fundjavë, Özçivit dhe Evcen ishin në një qendër tregtare në Stamboll, “Zorlu” dhe nuk shpëtuan nga gazetarët të cilët i bënë të njëjtën pyetje: A do të vijë një fëmijë në vitin 2018? Kësaj pyetjeje aktori iu përgjigj me të qeshur, ndërsa për tjetrën, në lidhje me aludimet se ka blerë një shtëpi në Gjermani, ai tha: “Nuk kam blerë pasuri të paluajtshme jashtë vendit.”
Po kështu, edhe për lajmin se Fahriye, bashkëshortja e tij, vuan nga hernia, ai e ka hedhur poshtë si të pavërtetë: “Falë Zotit, jemi të dy shumë mirë me shëndet”, – e mbylli aktori./living