Aktori i njohur turk Burak Özçivit është kritikuar pas fotove me aktorin amerikan Kevin Spacey në Katar, ku ishte i ftuar nga biznesmeni Adel Ali Bin Ali. Fansat e aktorit turk të njohur nga roli i “Osmanit” kanë reaguar të acaruar ndaj veprimit të tij pasi Kevin Spacey është akuzuar kohëve të fundit për abuzim seksual.
Reagimi më i ashpër ndaj Özçivit erdhi nga aktorja Tuba Unsal. “Duke pozuar krah për krah me një aktor që po gjykohet për ngacmim dhe përdhunim, kundër të cilit e gjithë bota qëndron kundër parave!”, u shpreh Unsal.
Ozçivit ka reaguar menjëherë pas kritikave të shumta që mori ku fshiu menjëherë fotot me aktorin amerikan. Gjatë deklaratës ai u shpreh se nuk e dintë për akuzat e Kevin dhe se i ka mësuar më vonë.
“Bëra atë që ishte e nevojshme menjëherë”, tha aktori dhe shtoi: “Mos u bëni aq të ulët sa të përpiqeni të përfitoni nga çështje të tilla të cilat janë shumë të ndjeshme.”









