Ish-Miss Turqia Merve Büyüksaraç thotë se ka ‘humbur besimin’ në sistemin turk të drejtësisë, pasi një gjykatë lokale e dënoi atë me burg për ‘ofendim’ të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan. “Mund të them se e kam humbur besimin në sistemin e drejtësisë së Turqisë”, tha Büyüksaraç për Sputnik. Modelja u dënua me dy muaj dhe 17 ditë burg për ‘ofendim’ të Erdogan nëpërmjet një publikimi në Instagram.