Ka shkaktuar shumë polemika ditën e djeshme një video e teologut Elvis Naçi, në të cilën ai shpjegonte arsyet që çojnë në tradhëti bashkëshortore. Gjithashtu imami jepte edhe disa sugjerime që duhen ndjekur nga femrat besimtare, për t’i mbajtur besnikë burrat e tyre. Ndër të tjera imami shprehej se “Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare.” Këto fraza ngjallën pakënaqësi në publik e pati reagime të forta kundërshtuese nga personazhe të njohur si edhe nga shumë komentues në rrjetet sociale. Duke parë reagimet, Naçi ka bërë një sqarim ditën e sotme. Sipas tij dëgjuesi janë keqkuptuar. “Të nderuar vëllezër dhe motra kemi nevojë si Shqiptarë të jemi më të bashkuar se kurrë, përçarja dhe nxitja e urrejtjes nuk i shërben askujt, si detyrim moral kam sqarimin e qartë të videos që u keqkuptua nga disa dëgjues! Shpërndajeni ta degjojnë të gjithë!”, ka shkruar imami në rrjetet sociale, krahas videos që kemi sjellë më poshtë./ revistawho.com
https://www.facebook.com/ElvisNaci/videos/1459937157423628/







