Për Erjon Zaloshnjën dimë se është kompozitor i mirë dhe bashkëshorti i këngëtares Eneda Tarifa. Sot kemi zbuluar një tjetër talent të tij. Zaloshnja është dhe një kuzhinier i zoti. Zbulimin në fakt e bëri miku dhe bashkëpunëtori i tij, kantautori Elton Deda. Ai ka publikuar gatimin e Erjonit në Instagram duke e komplimentuar. “O të lumshin durët o Erjon Zaloshnja!!! Që sot e tutje, vetëm ti do m’i gatuash ‘chicken wings’ në Rockstock, në shtëpi, në zbor, në Malajzi… kudo që të jesh!!! Ja kshuuu”, ka shkruar ai krahas fotos së mëposhtme.