Sergio Busquets pret ndeshje të vështirë ndaj kombëtares shqiptare Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, nuk ka dashur të komentojë shumë për sfidën e së dielës kundër Shqipërisë, por e ka pranuar se nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj tyre. “Shqipëria? Do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë në udhëtim. Më mirë të përqendrohemi një herë te Italia, pastaj do të flasim për Shqipërinë”, theksoi mesfushori i Barcelonës. /Express/