Jemi mësuar që zona e bllokut në Tiranë është vendi ku gëlon ndryshimi. Ndaj dhe nuk është e çudtishme që po kjo zonë të jetë edhe shtëpia e re e butikut më të ri. Dhe jo nuk e kemi fjalën për një butik me veshje.
Në një bashkëpunim të mrekullueshëm mes inovacionit dhe krijimtarisë, IQOS dhe Dhiamandi Studio sjellin vendin më tërheqës në Tiranë, butikun IQOS. Ky bashkëpunim i kapërcen kufijtë e një butiku të zakonshëm, duke bashkuar artin dhe teknologjinë e duke ripërcaktuar ndjesinë e komunitetit.
Butiku IQOS nuk është thjesht një dyqan, por një strehë eksperience për ata që kërkojnë alternativa më të mira me një përvojë moderne. Një gërshetim mes një showroom-i ku çdokush do mund të prekë nga afër teknologjinë e fundit të pajisjeve IQOS, dhe një mjedisi ku komuniteti është në qendër.
Brenda butikut IQOS do të përshëndeteni nga një atmosferë magjepsëse, një mjedis që përfshin të gjitha shqisat tuaja. Nga përzgjedhja e kujdesshme e të gjitha produkteve IQOS deri te dekorimi i mrekullueshëm në brendësi, çdo element është reflektimi i filozofisë Next Level Experience të IQOS.
Ky ambient i ri në zemër të qytetit nuk ka të bëjë vetëm me hapjen e një butiku, por ka të bëjë me hapjen e një bote me mundësi.