I ftuar në “Zemër Luana”, Butrinti foli për herë të parë për lidhjen me Kiara Titon dhe arsyen e ndarjes që sipas tij nuk ka patur një arsye. “Nuk ka patur arsye. Ajo (Kiara) në rrugën e vetë, unë në rrugën time!”, u shpreh Butrinti. Ndërkohë Kiara e ftuar tek “Rudina”, ka treguar se kishte diçka serioze me Butrintin. Moderatorja ishte e ftuar me gjyshen e saj, ku u shpreh se sa herë që krijon një lidhje, përpiqet që të jetë diçka që do të funksionojë.
Gjyshja e Kiara Titos: Me atë person fare nuk pati ndonjë lidhje serioze.
Kiara Tito: Po si moj s’e kishim serioze?!
Rudina Magjistari: Paska qenë serioze domethënë?
Kiara Tito: Te vetja ime një marrëdhënie e kam quajtur gjithmonë serioze. Nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë. Serioze mbase ngjan fjalë shumë e madhe, por është një marrëdhënie normale.









