Një nga këngëtarët më simpatikë të publikut shqiptar, Butrint Imeri po numëron sukseset e njëpasnjëshme në mbarë estradën shqiptare. Por Butrinti vërtet nuk ka të ndalur. Prej disa kohësh ai po merrej me realizimin e klipit të tij më të fundit. Pritja mori fund pasi ishte vetë ai, nëpërmjet një fotoje në instastory, që lajmëroi publikimin e këngës sot më orën 18:30. Gjithashtu ndan dhe një detaj të vogël me fansat. Kënga titullohet “ Bella”. Nga insertet që kemi parë, padyshim do të jetë një hit i ri veror.







