Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Buzëqesh De Biasi, shenja përmirësimi nga Armando Sadiku

08/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Buzëqesh De Biasi, shenja përmirësimi nga Armando Sadiku

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot e plotë stërvitjen e paradites në Durrës, duke përgatitur ndeshjen kundër Izraelit. Trajneri Xhani De Biazi kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, pasi grupit iu bashkuan edhe dy të fundit, Odise Roshi dhe Bekim Balaj. Megjithatë, të dy lojtarët që udhëtonin nga Rusia u stërvitën të diferencuar, duke kryer vrapime, bashkë me Mërgim Mavrajn dhe Armando Sadikun. Ky i fundit vazhdon planin e përgatitjes individuale duke shpresuar që të riaftësohet në kohë dhe stafi mjekësor i Kombëtares po e monitoron nga afër gjendjen e tij, në tentativën për të bërë gati lojtarin për ndeshjen e të shtunës.





Sadiku ka qenë prej disa javësh nën mbikëqyrjen e Xhanluka Stesinës, mjekut të kombëtares, i cili punon në qendrën J-Medical ku po riaftësohej sulmuesi. Stesina i ka konfirmuar De Biazit se lojtari mund të bëhet gati për këtë sfidë dhe kjo është arsyeja pse Sadiku u grumbullua ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga momenti i dëmtimit. Sakaq, pjesa tjetër e grupit vazhdoi të punonte taktikisht me ekipin me ushtrime që kishin si qëllim daljen nga mbrojtja në sulm si repart. Pjesë e grupit ishte edhe Arlind Ajeti, një tjetër lojtar i rëndësishëm i riaftësuar pas një fillimi sezoni problematik për shkak të dëmtimeve./panoramasport


Tags: armando sadiku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Ka kryer disa operacione plastike me vlerë 14,000 paund për t’u dukur si kukulla Barbie

Ka kryer disa operacione plastike me vlerë 14,000 paund për t’u dukur si kukulla Barbie








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera