Xheneta ka ndarë hapur emocionet dhe mallin për Gjestin në një moment të sinqertë brenda shtëpisë së BBVK-së, duke i drejtuar një mesazh direkt atij dhe Vëllait të Madh.
“Nuk më ka zënë asnjëherë pija në këto momente, por t’kisha hangër prej gishtave të këmbës,” tha ajo, ndërsa buzëqeshte dhe mbante një pije në dorë.
Ajo gjithashtu bëri një kërkesë për produksionin, duke kërkuar që t’i sillnin Gjestin në shtëpi.
“Pse bre Vëllai i Madh, pse nuk më sillni për 45 minuta Gjestin, sa i poshtër që je. Me zor silleni ai si të më sheh nuk më refuzon Gjest, send nuk ka qenë ato puthjet në pishinë çka kishim bo tash,” shtoi modelja.
Ndërkohë, këngëtari Gjesti, i eliminuar më parë nga BBVK pas një nominimi kokë më kokë me Drilonin, ka nisur tashmë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania. Ai madje duket se është në prag të krijimit të një romance të re me Egli Takon.
Kujtojmë se banorët e BBVK-së nuk janë ende në dijeni se Gjesti është tashmë pjesë e BBVA, pasi produksioni nuk lejon informacione nga jashtë.