Gjatë ditës së sotme pritet kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet parashikohen të jenë edhe në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në lartësinë mbi 500 metra në verilindje dhe mbi 800 metra në lindje dhe jug do ketë reshje bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 9 deri në 10 °C, ndërsa në zonat malore 1 deri në 2 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 14 °C, ndërsa në zonat malore prej 1 deri në 4 °C./revistawho.com








