‘Calvin Klein’ ka publikuar së fundmi një reklamë, në të cilën Bella Hadid shfaqet duke u puthur me një robot femër. Në reklamë modelja e njohur shihet duke mbajtur me duar fytyrën e robotit dhe gjatë kohës që i thotë: “Të krijosh ëndrra të reja që asnjëherë nuk e dije se ekzistonin”, e puth në buzë.
https://www.youtube.com/watch?v=h2jdb3o2UtE
Kjo reklamë nuk u prit aspak mirë nga komuniteti LGBT, sepse sipas tyre ‘Calvin Klein’ ka përdorur kauzën e tyre për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për të bërë sa më shumë para. Më pas duke parë reagimet e shumta marka e njohur ka kërkuar falje dhe ka shpejguar kuptimin e reklamës. “Koncepti ynë për fushatën e fundit #MYCALVINS është për promovimin e lirisë së shprehjes për një numër të madh identitetesh, duke përfshirë spektrin e gjinisë dhe identitetit seksual. Kjo fushatë specifike u krijua për të sfiduar normat konvencionale dhe stereotipet në reklamim”, thuhet në një deklaratë të ‘Calvin Klein’.
Here at CALVIN KLEIN, we welcome all types of constructive feedback from our community. We see your comments and we appreciate them. We'd like to offer our thoughts in response to comments on our campaign video featuring Bella Hadid and Lil Miquela. pic.twitter.com/OIcIekyR9K
— calvinklein (@CalvinKlein) May 17, 2019
Më pas marka e njohur ka kërkuar falje duke thënë se nuk kishin si qëllim prezantimin e keq të komunitetit LGBT. Në fakt kjo nuk është hera e parë që “brand-et” e njohur akuzohen për keqkuptime të mesazheve që transmetojnë reklamat e tyre. /revistawho.com