Mbrëmë në emisionin e parë të “Zonë e Lirë” për këtë sezon, ishte e ftuar edhe një prej imazheve më të reja të telelvizionit “Klan”, bukuroshja Nevina Shtylla. E pikërisht me të, moderatori karizmatik bëri një “gabim” të vogël. Në fund të intervistës me moderatoren e re të “Jo vetëm modë”, Arian Çani i shpëtoi një detaj që nuk duhej ta thoshte. Sipas “Express”, ai zbuloi se i ftuari i parë i cili do të nisë këtë format televiziv do të jetë pikërisht ai. Ariani e ka lënë pa fjalë Nevinën, e cila tha se i kishte prishur surprizën për nisjen e sezonit të saj te parë.









