Ai njihet si një nga reperët që bën një jetë vanitoze, por na ka treguar se edhe pse një figurë e njohur publike, di të jetë edhe një njeri i thjeshtë.
Capital T ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi ku shihet bashkë me dy miq të tij, teksa udhëton me një nga trenat e shpejtë në Britaninë e Madhe.
Projekti i fundit muzikor i këngëtarit mbetet bashkëpunimi i tij me Dhurata Doren “Bongo”, e ndërsa gjatë stinës së vjeshtës pritet të vijë projekti i tij i ri me këngëtaren Elvana Gjata.