Cara Delevingne është shfaqur së fundmi në Paris, në aeroportin Charles de Gaulle për Javën e Modës. Kjo është hera e parë që shohim modelen disa ditë pasi u fotografua në një gjendje jo të mirë psikologjike. Cara ishte kujdesur të maskohej mirë duke mbuluar fytyrën me një maskë, një kapuç dhe syze dielli. Ajo u shfaq duke ecur vetëm teksa qëndronte në telefon. Nuk dihet nëse Cara është në Francë për punë, por të gjithë shpresojnë që ajo të marrë veten pas situatës së rëndë që kaloi ditë më parë.