Mes Cardi B dhe Offset ka shpërthyer një tjetër konflikt publik. Gjatë një transmetimi në X Space, Cardi akuzoi ish-bashkëshortin dhe nënën e tij, Latabia Woodward, për vjedhje. “Ti dhe nëna jote më vodhët. Boll luajte me mua,” tha reperja.
Ajo gjithashtu kritikoi Offset për mungesën e kujdesit ndaj fëmijëve të tyre, duke theksuar se ai nuk u bleu asnjë dhuratë për Krishtlindje, ndërkohë që u kujdes për fëmijët nga lidhjet e mëparshme. “Ti i do shumë fëmijët e tu, por s’u bleve asgjë për Krishtlindje,” shtoi ajo.
Cardi, e cila kërkoi divorcin për herë të dytë pas 7 vitesh martesë, njoftoi gjithashtu se fëmija i tyre i tretë erdhi në jetë më 7 shtator.