Pavarësisht se është një nga femrat më të suksesshme në industri, Cardi B është dhe një nënë shumë e përkushtuar ndaj vajzës së saj. Kulture tashmë ka mbushur 1 vjeç dhe ndryshe nga festat madhështore që shumica e VIP-ave organizojnë për fëmijët e tyre, Cardi ka vendosur ta surprizojë vogëlushen me disa tullumbacë që shkruajnë ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe me disa kekë të vegjël. Ka qenë vetë reperja që ka publikuar një foto pranë Kulture në ambientet e shtëpisë të zbuluar, ku nënë dhe bijë duken shumë të gëzuara. Sipas ‘E!News’, Cardi dhe Kulture kanë një marrëdhënie aq të ngushtë, saqë reperja e quan vajzën e saj si mikeshën më të mirë. Në fillim Kulture nuk dukej në asnjë rrjet social të mamasë së saj, ndërsa tani është e pamundur të shohim Cardi-n pa Kulture./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BzuQdUjgvtE/?igshid=17dh996u6corr