Reperja e famshme Cardi B ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të ruajtur kujtimet nga shtatzënia e saj. Pak ditë pas lindjes së fëmijës së saj të katërt më 4 nëntor, i pari me futbollistin Stefon Diggs, Cardi e ka kthyer kordonin umbelikal në një varëse floriri në formë zemre.
Bizhuteria u realizua nga kompania Mommy Made Encapsulation, e cila specializohet në krijimin e objekteve që ruajnë pjesë nga lindja. Procesi përfshinte dehidratimin e kordonit dhe më pas vendosjen e tij në flori, duke i dhënë formën e zemrës. Kompania ndau procesin në rrjetet sociale, duke shkaktuar kureshtje të madhe.
“Cardi nuk ka vetëm këtë varëse. Ajo kërkoi edhe placentën të printuar dhe pjesë të placentës të kthyera në kapsula,” shkruan Mommy Made Encapsulation. Reagimet e fansave kanë qenë të ndara: disa e kanë pëlqyer idenë, ndërsa të tjerë kanë shfaqur dyshime për dobishmërinë e saj.
Ndërkohë, reperja ka ndarë foto nga momenti i lindjes së djalit, por ende nuk ka zbuluar emrin e tij.









