“C’e posta per te” emisioni më i ndjekur italian i drejtuar nga Maria de Filippi, pritet të vijë në ekranin e Top Channel pagëzuar në shqip “Dua të të bëj të lumtur”. Emisioni pritet të nisë në sezonin e ri të programeve në Top Channel, bën me dije “Info Media”. Edhe pse ende nuk është vendosur se kush do e drejtojë, flitet se Arbana Osmani mund të jetë prezantuese e këtij formati.