Jemi mësuar të shohim në rrjetet sociale trupat me linjat perfekte, në të cilat nuk vihen re as strija e as defekte. Por Rina Balaj vendos të japë një mesazh të rëndësishëm. Përmes një fotoje më “Instastory” ajo thotë se po mësohet mos t’i editojë fotot, edhe pse ka shtuar disa kilogramë dhe ka strija.
“Po mësohem mos t’i editoj fotot. Kam shtuar peshë, kam celulit dhe kam strija të reja” ka shkruar Rina, dhe ky duhet të jetë mesazh i fortë për të gjitha ne.