Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

CEO i “Apple” hedh një foto jo cilësore, plas ironia në web: E ke bërë me iPhone

08/02/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
CEO i “Apple” hedh një foto jo cilësore, plas ironia në web: E ke bërë me iPhone

“Apple” është një kompani gjigande, e dyta në botë për nga vlera, ku gjithçka funksionon si një “orë zvicerane”. Organizimi në të është quajtur maniakal, për perfeksionin absolut që kërkohet. Mirëpo ndodh ndonjëherë, sigurisht shumë rrallë, që midis mekanizmave perfektë të shpëtojë edhe ndonjë gabim njerëzor. Kjo ndodhi pikërisht mbrëmjen e së dielës me CEO-n e kompanisë, Tim Cook. Ai ishte ndër radhët e tifozerisë në një ndeshje “Super Bowl” dhe si të gjithë, ka bërë një foto dhe e ka shpërndarë në ‘Twitter’. Duhet thënë se kjo foto është bërë vërtetë keq. Është një foto pa fokus ku mezi duket pamja dhe e ka bërë me dorën e tij, vetë shefi i “Apple”, kompania që prej vitesh i ka dhuruar botës ‘smartphone-in’ numër 1 të rruzullit. Pas kësaj ka shpërthyer ironia në web dhe “të shkretin” CEO e kanë masakruar. “Nuk po i bën dhe aq reklamë kompanisë tënde Tim!”, “Me një thekëse bukësh e ke bërë foton?”, “Duket që e ke bërë me iPhone”, ishin disa nga batutat. Kjo bëri që shefi i “Apple” të publikonte një foto të dytë vetëm pas një ore, por ironia për gafën e pasuesit të Steve Jobs nuk ka pushuar.





cook_heroFxp5myJq


Tags: Appleceofotogafeironiatim cookweb
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Fjolla Morina e pranon: Po, jam në një lidhje të re

Fjolla Morina e pranon: Po, jam në një lidhje të re








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera