Martesat VIP duken sikur gjithmonë të bëjnë të ëndërrosh:
Janë princër e princesha, fisnikë e aktorë dhe personazhe të famshme. Ajo që i bashkon këto ngjarje është shpirti i romantizmit, klasi dhe rezervimi që, sigurisht, nuk mund të mos të bëjnë përshtypje, sidomos femrave!
Pak rëndësi ka në se disa prej këtyre martesave përrallore përfundojnë brenda muajit, sikurse ndodh shpesh në botën e Vip-ave! Le të shohim bashkë dasmat VIP më të bukura të të gjitha kohërave, sigurisht ato të mediave, që kanë tërhequr vëmendjen e miliona personave.(fotot përkatëse, sips numrave)
Ndër martesat më të bukura të së kaluarës, nuk mund të mos përmendim atë të Grace Kelly dhe Princit Ranieri të Monakos: një dashuri e lulëzuar papritur, ndërsa ajo po xhironte filmin “Ndjekja e Vjedhësit”. Si nëpër përralla, princi u dashurua marrëzisht me të derisa u martuan me një ceremoni shumë të bukur në 18 prill 1956.
750 milionë telespektatorë përpara televizorëve për të ndjekur drejtpërdrejt martesën e Lady Diana Spenser me Princin Charls të Anglisë. Një martesë përrallore që u mbyll me divorc dhe me vdekjen tragjike të Diana-s në 31 gusht 1997.
Elegante, shumë e bukur dhe e dëshiruar nga të gjithë meshkujt, edhe Jacqueline Kennedy, që u martua me presidentin e SHBA-së John Kennedy, në 12 shtator 1953 me një ceremoni me 750 të ftuat në kishën e S. Maria-s në Newport në Rhode Island. Mbas vdekjes së bashkëshortit në vitin 1963, Jackie martohet me miliarderin grek Aristotel Onasiss.
Dasma e shekullit është pa dyshim ajo midis William të Anglisë dhe Kate Middleton në vitin 2011. Rrugët e Londrës ishin plot e përplot dhe miliona persona ndoqën ceremoninë drejtpërdrejt në TV. Shumë e bukur Kate me fustanin e saj Alexander McQueen, shumë i emocionuar William, si çdo 30-vjeçar tjetër.
Prekëse dhe shumë e ndjerë ceremonia e martesës midis princit Felipe të Spanjës dhe Letizia Ortiz: edhe në këtë rast princi vendos të martohet me një vajzë të thjeshtë, një gazetare dhe bashkimi i tyre do të sjellë dy vajza të mrekullueshme.