Të vraposh është terapia më e mirë kundër stresit dhe djegies së kalorive. Megjithatë ndonjëherë vrapimi kthehet në vështirësi duke qenë se nuk zgjedhim atletet e duhura.
Cilat janë disa nga këshillat që duhet të mbani parasysh kur zgjidhni një palë atlete vrapimi?
1. Materiali
Pjesa e shputës së këmbës duhet të jetë një material i butë.
2. Për çfarë lloj vrapimi është stiluar atletja?
Duhet të siguroheni që atletja i përshtatet qëllimit tuaj. A do të vraposh me një ritëm më të ngadaltë? Apo do të vraposh në një maratonë? Këto janë disa nga pyetjet që duhet t’i bësh vetes përpara se të zgjedhësh atletet.
3. Duhet të shikoni që atletja të ketë një lloj materiali rrjetë në pjesën e sipërme
Kjo gjë do të bëjë që ta shijoni më shumë vrapimin, pasi nxehtësia e këmbës del jashtë atletes dhe në këtë mënyrë këmba ajroset.
4. Duhet të provoni të paktën tre lloje të ndryshme atletesh nga firma të ndryshme
Sa kilometra duhet të bëjnë atletet përpara se të blini një palë të reja? Ata persona që merren shumë me vrap, kryesisht trajnerët, duhet të bëjnë të paktën 800-1000 km. Për ata që nuk vrapojnë vazhdimisht këta kilometra mund të arrihen nga 6 deri në 12 muaj. Në fakt është e vështirë të përcaktohet saktë jetëgjatësia e një palë atleteve, sepse ka shumë faktorë që ndikojnë si: sipërfaqja në të cilën vraponi apo pesha trupore./revistawho.com