Çfarë do bënte Rudina Dembacaj nëse bashkëshorti do e tradhtonte? Kjo është pyetja që iu drejtua moderatores dhe aktores, e cila shpeshherë i jep mundësinë ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje, mes tyre dhe personale. Rudina nuk ka ngurruar të përgjigjet duke treguar se do të ndahej. “Po të tradhtoi Marku çfarë bën? E le direkt?”, ishte pyetja ndërsa Rudina u përgjigj thjesht dhe qartë duke vendosur një këngë të Elita 5, “Lamutmirë”, që është këngë ndarjeje.