Dashi – Jeni ndjerë sikur keni patur mbi supe hallet e të gjithë botës. Jeni përpjekur të arrini qëllimet tuaja dhe të keni sukses, por është koha për pak pushim. Ka ardhur momenti ku aftësia juaj ka arritur kompromis me qëllimet tuaja. Tani meritoni të shijoni jetën dhe nëse ju duhet ndihmë, kërkojeni atë këtë javë.
Demi – Mesazhi juaj për këtë javë është të krijoni më shumë balancë në jetën tuaj. Kjo javë do t’ju inkurajojë të kërkoni më të mirën tuaj qoftë emocionalisht, fizikisht, mendërisht apo shpirtërisht. Jo vetëm do arrini balancën, por përpiquni edhe ta mbani atë.
Binjakët – Jeni lodhur me mish e me shpirt për të realizuar ëndrrat tuaja dhe tani do të shikoni nga pak suksesin. Kjo është koha që të përfitoni nga rehatia materiale që keni krijuar për veten. E ke merituar prandaj festo për të gjithë punën dhe mundin që ke bërë deri tani për të arritur këtu.
Gaforrja – Këtë javë jeni në një det pendimesh dhe zhgënjimesh. Ndonëse kjo dhimbje duket shumë reale, nuk duhet të qëndroni në këtë gjendje. Nuk duhet të fokusoheni tek e shkuara dhe gabimet. Nuk po i sheh gjërat pozitive në jetën tënde dhe është e rëndësishme që këtë javë t’i kushtoni vëmedje kësaj pjese.
Luani – Po vuani nga një humbje apo zhgënjim. Për ty duket se ka qenë diçka e papritur dhe të duket sikur nuk do e kalosh. Por është koha të shërohesh, të ecësh përpara dhe të mësosh nga eksperienca e së shkuarës.
Virgjëresha – Është koha të bësh një pushim këtë javë. Me siguri jeni lodhur duke punuar pa pushim. Tani është koha për një shëtitje, për një banjë të nxehtë, apo për diçka që do t’ju ndihmonte të hynit në botën tuaj shpirtërore.
Peshorja – Keni punuar shumë për të arritur aty ku doni dhe tani koha është të vlerësoni atë çfarë keni. Mos ngurro t’i tregosh familjes dhe miqve çfarë ke arritur. Është koha të shijosh frutat e punës tënde.
Akrepi – Jeta ka ulje-ngritje dhe këtë do t’ju mësojë kjo javë. Nëse po kaloni një periudhë problematike, tani mund të marrë fund. Dhe nëse kjo periudhë ka qenë e suksesshme për ju, tani do i riktheheni normalitetit.
Shigjetari – Ndryshime të papritur do t’ju ndodhin këtë javë. Mos i rezistoni ndryshimeve. Po, disa situata nuk janë të lehta për t’u kaluar, por për t’u rritur nevojiten ndryshimet. Në këtë mënyrë do të ndërtoni një bazë më të sigurtë dhe në fund do shpërbleheni.
Bricapi – Këtë javë jeni duke punuar për të arritur një qëllim, por po përballeni me pengesa. Po viheni në sprovë, por në fakt kjo do t’ju ndihmojë për më gjatë në karrierën tuaj.
Ujori – Këtë javë pyesni veten nëse vërtet po merrni vendime që janë të mira për të ardhmen tuaj. Vendosni në punë intuitën dhe lëreni t’ju drejtojë në rrugën e duhur, që të shmangni pasojat gjatë kësaj rruge.
Peshqit – Do keni energji të mirë këtë javë, dashuri, lumturi, kreativitet dhe dhembshuri. Lidhja juaj me partnerin do përforcohet dhe do hapni zemrën.








