Këngëtari dhe producenti i njohur, Florian Mumajesi ka postuar ditën e sotme një fotografi në profilin e tij në Instagram, në të cilën shkruhet “etiketoni Kim Kardashian”, por ku edhe ai vetë e ka etiketuar yllin amerikan.(foto 2) Kaq ka mjaftuar që qindra komente të fansave dhe ndjekësve “të pushtojnë” fotografinë duke etiketuar Kim Kardashian. Flori, që është dalluar gjithmonë për strategjitë e tij të cuditshme mund të jetë duke kurdisur dhe këtë herë diçka. Ndoshta një këngë, ndoshta po kërkon të tërheqë vëmendjen e Kim ose është kjo thjesht një mënyrë për të ngacmuar ata që e ndjekin. Të presim dhe të shikojmë. Por, një gjë është e sigurt: Kur vjen puna tek Mumajesi asgjë nuk është e rastësishme! /Anabel.al/









