Beniada Nishani ka folur së fundmi për marrëdhënien që ka me Jori Dellin dhe Heidi Baçin. Në një “Ask a question” ku ftonte ndjekësit të bënin pyetje, një prej tyre e pyeti: “Çfarë marrëdhënie ke me Jorin dhe Heidin?”
“Me Jorin njihemi prej shumë vitesh. Është një nga ato marrëdhënie që nuk kanë nevojë për fjalë apo shprehje të bukura. Mund të jemi larg për ditë apo javë të tëra, por është sikur flasim çdo ditë. Me Heidin jemi njohur pas eksperiencës së ‘Big Brother’-it. E vlerësoj shumë, është një person shumë e sinqertë. Edhe pse shihemi më rrallë për shkak të ritmeve të jetës dhe punës”, shkruan Beniada. Kujtojmë se vajzat kanë qenë pjesëmarrëse në 3 edicione radhazi të BBV.









