Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Çfarë e shkakton gërhitjen? Ja si ta mënjanoni atë…

10/08/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Çfarë e shkakton gërhitjen? Ja si ta mënjanoni atë…

Gërhitja shfaqet me rastin e obstruksionit të frymëmarrjes. Kjo mund të shkaktohet nga të ftohtit, ose nga parregullsitë anatomike në hundë dhe në fyt. Megjithatë, shumica e shkaktarëve të zakonshëm të gërhitjes është që muskujt e fytit dhe përreth tij, relaksohen shumë më tepër në gjumë. Kjo do të thotë se hapja e fytit bëhet shumë më e ngushtë dhe krijohen vështirësi të hyrjes së ajrit. Derisa personit i duhet sasia e njëjtë e ajrit në mushkëri, rritet shpejtësia e hyrjes së ajrit në mushkëri. Presioni në fyt rritet dhe uvula dhe qiellza e butë fillojnë të vibrojnë. Zhurma që krijohet me këtë vibrim quhet gërhitje. Normalisht frymemarrja realizohet nepermjet hundes. Ndersa kur gerhisni, frymemarrja behet me ane te gojes, qe mund te vi nese marrja fryme me hunde has pengesa. Fenomeni i gerhitjes ose sic quhet ndryshe, ronkopatia, ka intesitet te ndryshem dhe eshte e zhurmshme. Kjo e fundit vjen si rrjedhoje e vibracionit te indeve te buta. Gjendja e qetesise se muskujve te gojes, te gjuhes dhe te fytit, e veshtiresojne edhe me shume depertimin e ajrit. Ronkopatia mund te jete edhe kronike sa te veshtiresoje shume frymemarrjen gjate gjumit e te transformohet ne apnea te gjumit (nuk merr fryme per disa sekonda).





Shkaqet me te zakonshme qe shkaktojne gerhitje jane:

– pengesa ne hunde si devijim te murit ndares te hundes apo ngushtim te valvulave te hundes.


– pengesa ne pjesen e gojes, ne faring apo tek bajamet, vecanerisht tek duhanpiresit.

– konsumi i alkolit, duhanit apo pirja e qetesuesve

– faktore fizike-anatomike si obeziteti, gjuha shume e trashe apo nje mjeker e vogel e spostuar mbrapa

– bllokim i hundes per shkak te patologjive inflamatore si gripi apo rrufa

Pavaresisht ketyre faktoreve ka disa ndryshime te vogla, qe mund te beni e te shpetoni nga te gerhiturat, nese nuk jane kronike, ne te kundert duhet ti drejtoheni nje doktori apo nje kirurgu palstik.

Disa keshilla praktike per te mos gerhitur gjate nates:

1. Beni kujdes ndaj pozicionit qe flini. Nuk keshillohet te flini pa jastek, me bark poshte apo ne pozicion qe mjekra pjek gjoksin.

2. Ajrosni dhomen per te marre fryme me lehte. Pluhuri dhe bakteret jane armiq te gjumit prandaj ajrosni dhomen dhe dyshekun te pakten 20 minuta ne dite.

3. Kontrolloni menyren e te ushqyerit duke mbajtur nje diete te ekuilibuar, duke evituar ushqimet me shume kalori dhe me yndyre. Kjo nuk permireson vetem gerhitjen, por edhe shendetin e pergjithshem.

4. Duhet te keni nje peshe normale, sepse dhjami ne gushe dhe bark eshte nje nga shkaqet e gerhitjes.

5. Hiqni dore nga alkoli dhe duhani

6. Evitoni qetesuesit madje edhe cajin e kamomilit, pasi muskujt e gojes mund te qetesohen aq shume sa te favorizojne gerhitjen.

7. Nese jeni me grip, para se te flini mund te vendosni nje ankeplast nazal, i posacem per zhbllokimin e rrugeve te frymemarrjes.

Gjithsesi nese keni provuar gjithcka por prape problemi perseritet, ka nje zgjidhje te sigurte, bisturia. Kirurgjia plastike vjen ne ndihme duke minimizuar turbinatet e hundes por pa i shkaterruar ato. Eshte nje operacion qe zgjat vetem 15 minuta dhe nuk ka dhimbje.

Kjo teknike perdoret nese keni fryrje te turbinateve, ndersa ne raste te tjera mund te mjaftoje njesetoplastike ose zgjerimi i valvolave te hundes.

Nje frymemarrje e mire eshte thelbesore per nje gjume te mire, por edhe kur hani, kur puthni etj.

Tags: gerhitja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Ja pse ndonjëherë takat janë më të mira për shëndetin fizik se sa këpucët

Ja pse ndonjëherë takat janë më të mira për shëndetin fizik se sa këpucët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera