Dojna Mema është një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar. Prej disa sezonesh ajo moderon programin rinor ‘Pop Culture’ në ekranin e ‘Top Channel’.
E angazhuar edhe në rrjete sociale, Dojna ndan shpesh momente të ndryshme me ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Së fundmi ajo ka vendosur të jetë më pranë ndjekësve të saj duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të ardhura prej tyre.
“Nuk je në radio këtë sezon?”, ishte një prej pyetjeve ku Dojna vendosi të përgjigjet duke zbuluar arsyet e largimit nga ajo.
“Jo, që prej korrikut nuk jam më pjesë e radios. Erdhi si zgjedhje personale. Ndonjëherë është e rëndësishme të kujtojmë cilat janë prioritetet e vërteta në jetë”, pohoi Mema bashkangjitur fotos në ‘Top Albania Radio’.
Mesa duket, pas angazhimeve të ndryshme në ekran si drejtuese e ‘The Voice Kids Albania’ dhe ‘Pop Culture’, Dojna ka menduar se largimi nga radio ka qenë një vendim qe duhet të vinte për shkak të shumë prioriteteve të tjera të saj./revistawho.com