Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, ka zgjedhur t’i përgjigjet me humor të gjithë atyre që u habitën nga deklarata e saj e fundit se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”.
Në një video të fundit, modelja iu drejtua ndjekësve duke qeshur dhe sqaruar situatën me stilin e saj karakteristik:
“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren…”








