Edhe pse mund të ketë shijuar pushimet larg skenës duket se Tunës i ka munguar çdo moment që ka kaluar në skenë dhe në koncertet e saj, të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet nga një postim i bërë në Instagram.
Këngëtarja ka publikuar një fototgrafi të sajën në rrjetet sociale, bashkangjitur së cilit shkruan: “Më ka munguar çdo rrahje zemre në skenë. Le të fillojmë përsëri me dashuri”.