Këngëtari i njohur i muzikës moderne, Justin Bieber ka treguar se ka një pasion shumë të madh për tatuazhet. Ai ka realizuar shumë të tilla deri më tani, duke mbushur një pjesë të mirë të trupit të tij me figura dhe shkrime nga më të ndryshmet.
Së fundmi 25-vjeçari ka bërë një tatuazh të ri rreth qafës së tij. Justin ka vizatuar në trup simbolin e famshëm të triumfit. Kjo kurorë quhet ‘Laurel Wreath’ dhe Bieber ka vendosur ta ketë atë pranë shumë tatuazheve të tjera në trupin e tij.
Pas fotove të publikuara, fansat kanë lënë një sërë komentesh mbi postimin e Bieber./revistawho.com