Janë padyshim një nga çiftet më të bukur dhe të dashuruar të showbizit.
Por duket se modelja Anxhela Martini dhe i dashuri i saj Dragos kanë nisur një “lojë” që vetëm ata kuptojnë.
Si Dragosi ashtu edhe Anxhela kanë publikuar foto ku shfaqen së bashku, por ai ka fshehur fytyrës e saj dhe anasjelltas. Krahas fotove ata kanë shkruar: “Duke bërë një foto selfie me të dashurin tim simpatik.
Në çdo foto dukemi shumë mirë së bashku,”-shkruan Anxhela. Ndërkohë Dragosi vijon: “Unë dhe e dashura ime e bukur duke ngrënë drekë sot. Shumë të lumtur!,”-nuk dihet cila është loja që ata po bëjnë më njëri-tjetrin./Gazeta Express/